Flash News

KRYESORE

“Serbia sakrifikon të drejtat e njeriut për hir të Putinit”

“Serbia sakrifikon të drejtat e njeriut për hir të

Organizatat jofitimprurëse serbe janë shprehur, me rastin e vizitës së Vladimir Putin, se pushteti autoritar i presidentit rus nuk mund të jetë një model për autoritetet serbe.

Pavarësisht qëndrimit të qeverisë serbe se vizita e Putinit nuk do të thotë braktisje e reformave dhe integrimit europian, OJF-të shprehen se ardhja e kreut të shtetit rus tregon se Serbia është e gatshme të sakrifikojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe një standard më të mirë të shoqërisë, për hir të marrëdhënieve të mira me Moskën.

“Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, “Qendra Autonome e Grave” dhe “Gratë në të Zeza”, besojnë se vizita e Putinit jep një nxitje për rrëzimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike.

Të fundit