Flash News

KRYESORE

Serbia u eliminua, Kosta Grillo tregon ekipin e ri që do mbështesë në Botëror

Serbia u eliminua, Kosta Grillo tregon ekipin e ri që do

Komentatori sportive i TVSH-së, Kosta Grillo ka qenë në qëndër të vëmendjes, pas deklaratave së në Botërorë ishte tifoz i Serbisë.

Grillo ka reaguar sërish ndaj akuzave që i janë bërë. I ftuar në emisionin “Botërori Rusi 2018”, në “Ora News” komentatori tregoi se fjalët e tij janë keqkuptuar teksa u shpreh se pas eliminimit të Serbisë do të mbështesë Kroacinë.

“Unë e deklarova por nuk e morën ashtu siç e thashë unë. Unë jam tifoz me Holandën, por në mungesë të asaj jam me skuadrat ballkanase. Pse të mos favorizojmë skuadrat ballkanase? Unë nesër jam me Kroacinë. Nuk jam tifoz i vdekur ose i flaktë i Serbisë. Në vitin 2002, isha tifoz i Turqisë. Në Shqipëri jemi rritur me një frymë për ta dashur futbollin e Jugosllavisë, jo vetëm të Serbisë, duke përfshirë edhe basketbollin” ka sqaruar Grillo.

Të fundit