Flash News

KRYESORE

Serbia zhvendos ambasadën në Jeruzalem, e para në Europë. Izraeli njeh Kosovën

Serbia zhvendos ambasadën në Jeruzalem, e para në Europë.

Serbia njoftoi të premten se do të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem, ndërsa Kosova me shumicë myslimane do të njohë Izraelin. Lëvizjet vijnë si pjesë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga ShBA për të normalizuar lidhjet ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndeti lëvizjet dhe tha se Izraeli do të vendoste marrëdhënie diplomatike me Kosovën, shkruan Politiko.al duke iu refereuar gazetes Times of Israel.

Administrata Trump ka inkurajuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë, por është kritikuar gjerësisht nga palestinezët dhe shumë në Europë sepse konflikti Izraelito-Palestinez mbetet i pazgjidhur. Kosova, një vend kryesisht mysliman, nuk e ka njohur kurrë më parë Izraelin dhe as Izraeli nuk e ka njohur Kosovën.

Pas njoftimit Netanyahu falënderoi Trump për rolin e tij në vazhdimin e mëtejshëm të qëndrimit diplomatik të Izraelit.

"Falënderoj mikun tim Presidentin Vuçiç të Serbisë për vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur ambasadën e tyre," tha Netanyahu. "Unë gjithashtu dua të falënderoj mikun tim Donald Trump për kontributin e tij në këtë arritje."

Një deklaratë nga zyra e Netanyahut përshëndeti Serbinë që u bë kombi i parë europian që pranoi të zhvendosë ambasadën dhe tha se përpjekjet vazhduan të bindnin kombet e tjera eropiane që të bënin të njtën gjë.

Netanyahu tha se diskutimet e zhvilluara ditët e fundit midis Ministrisë së Jashtme, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të tjerëve, u vendos që Izraeli të vendoste marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

 

Të fundit