Flash News

KRYESORE

Serena Williams nuk e fsheh shtatëzaninë, pozon për “Vogue”

Tenistja e njohur Serena Williams ka pozuar për revistën prestigjioze “Vogue”, ku ka treguar edhe barkun e fryrë. Ajo duket magjepsëse me një fustan të bardhë Versace. Serena Williams është sportistja femër më e paguar e vitit sipas revistës “Forbes”.

Nga qershori i vitit 2016 deri në qershorin e vitit 2017, ajo ka fituar 27 milionë dollarë. Serena ka dominuar tenisin për femra në këto 15 vitet e fundit duke qenë gjithmonë në majat më të larta.

Në karrierën e saj ajo ka 23 tituj Grand Slam dhe ka fituar 86% të ndeshjeve të zhvilluara. Ndërkohë, fitimet e saj nga çmimet e turneve dhe sponsorave në të gjithë karrierën shkojnë në 84 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çdo sportisteje tjetër femër.

Të fundit