Flash News

KRYESORE

“Sergio Ramos, një idiot!”. Vijon debati mes mbrojtësit të Real Madrid dhe lojtarëve të Liverpool

“Sergio Ramos, një idiot!”. Vijon debati mes mbrojtësit

Debati mes Sergio Ramos dhe lojtarëve të Liverpool vijon ende. Këtë herë është sulmuesi brazilian i anglezëve, Firmino, i cili ka replikuar me mbrojtësin e Realit.

Në finalen e Champions League, Ramos u akuzua për dëmtimin e Salah teksa spanjolli, pas këtyre akuzave, reagoi duke bërë ironi dhe përmendi pikërisht Firminon, duke thënë se sulmuesi u ftoh nga bulëzat e djersës së tij.

Nuk ka vonuar as përgjigjja e Firminos i cili e ka quajtur Ramosin një idiot. “Është në të drejtë sepse është kampion, por ai është me të vërtetë një idiot”, u shpreh sulmuesi brazilian.

Të fundit