Flash News

KRYESORE

Seriali ‘Koronavirusi do ta ndryshojë botën përjetësisht': Numër 2/ Një lloj i ri patriotizmi

Seriali ‘Koronavirusi do ta ndryshojë botën

Për shumë njerëz, pandemia e koronavirusit sjell ndër mend 11 shtatorin ose krizën financiare të vitit 2008 — ngjarje që riformuluan shoqërinë, nga mënyra se si udhëtojmë dhe blejmë shtëpi, te niveli i sigurisë dhe mbikëqyrjes me të cilat tashmë jemi mësuar, dhe madje edhe te gjuha që përdorim.

Revista POLITICO anketoi më shumë se 30 njerëz të zgjuar, mendimtarë-makro,  dhe ata kanë lajme për ju: Mbahuni fort. Kjo krizë mund të jetë më e madhe nga sa mendonim.

Mark Lawrence Schrad është Profesor i asociuar i Shkencave Politike dhe autor i Smashing the Liquor Machine: A Global History of Prohibition

Amerika ka kohë që e ka barazuar patriotizmin me forcat e armatosura. Por nuk mund t’i shtiesh një virusi. Ata në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit nuk janë rekrutë, mercenarë ose vullnetarë; ata janë mjekët tanë, infermierët, farmacistët, mësuesit, kujdestarët, dyqanxhinjtë, punëtorët e shërbimeve komunale, pronarët e biznesit të vogël dhe punonjësit. Ashtu si Li Wenliang dhe mjekët e Wuhan, shumë prej tyre u ngarkuan papritur me detyra të paimagjinueshme, të shoqëruara nga një rrezik i shtuar i kontaminimit dhe vdekjes, për të cilën ata nuk firmosën kurrë.

Kur gjithçka të mbarojë, mbase ne do ta njohim sakrificën e tyre si atdhetari të vërtetë, duke përshëndetur mjekët dhe infermierët tanë, duke u gjunjëzuar dhe duke thënë: "Faleminderit për shërbimin tuaj", siç bëjmë tani për veteranët. Ne do t'u japim atyre sigurime të garantuara shëndetësore dhe zbritje për blerjet, do të ndërtojmë statuja dhe do të mbajmë festa zyrtare për këtë klasë të re të njerëzve që sakrifikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për tonën. Ndoshta, gjithashtu, ne më në fund do të fillojmë ta kuptojmë atdhetarizmin më shumë si kultivimi i shëndetit dhe jetës së komunitetit tonë, sesa të hedhjes në erë të komunitetit të dikujt tjetër. Ndoshta de-militarizimi i patriotizmit amerikan dhe dashuria ndaj komunitetit do të jetë një nga përfitimet që do të nxjerrim nga kjo rrëmujë e tmerrshme.

Numër 1/ Personalja bëhet e rrezikshme

Të fundit