Flash News

KRYESORE

Serie A shpall më të mirët e sezonit, asnjë çmim për Cristiano Ronaldon

Serie A shpall më të mirët e sezonit, asnjë çmim

Si çdo sezon, Serie A ka ndarë çmimet e lojtarëve më të mirë të sezonit 2019-2020, një sezon tepër i vështirë duke marrë parasysh situatën pandemike.

Lojtari më i mirë i Serie A për këtë sezon është shpallur Paulo Dybala, ndërkohë që çmimi i sulmuesit më të mirë i është akorduar Ciro Immobile.

Çmimi për Immobile ishte i pritshme pasi sulmuesi i Lazio u shpall edhe si golashënuesi më i mirë i sezonit.

Trofeu i portierit më të mirë iu dha Wojciech Szczesny të Juves, mbrojtësi më i mirë Stefan de Vrij (Inter), ndërsa Alejandro Gomez (Atalanta) mesfushori më i mirë i sezonit. Ndërkohë, Dejan Kulusevski u shpall lojtari më i mirë i ri.

Por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti që Cristiano Ronaldo ka dalë "duarbosh" në këto vlerësime, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që portugezë të mos fitojë asnjë trofe apo titull.

“Ishte një vit jo normal por këto lojtarë treguan talentin e tyre në ndeshjet e zhvilluara, paraqitje të mëdha. Kemi bërë vlerësimin më të mirë të mundshëm dhe arritën në këto përfundime duke kaluar jo pak vështirësi”, u shpreh Luigi De Siervo, administratori i deleguar i Lega Serie A.

Të fundit