Flash News

KRYESORE

Serie A, sulmi më i mirë i dekadës nuk është i Juventusit

Serie A, sulmi më i mirë i dekadës nuk është i

Lojtarët e Juventusit mund të kenë fituar tetë titujt e fundit kampion në Itali, por nuk janë më të mirët në sulm. Më saktë, nuk e justifikojnë dominimin e tyre me numër golash, sepse një tjetër skuadër ua kalon në këtë aspekt.

Nëse iu referohemi golave në dekadën që po lëmë pas, mbreti i Serie A është Napoli. Skuadra e cila aktualisht drejtohet nga ish-milanisti Gattuso ka shënuar gjithsej 721 gola. Në vend të dytë renditet “Zonja e Vjetër” me 712 gola, ndjekur nga Roma me 687 gola.

Pesëshja e parë plotësohet nga Lazio dhe Interi. Lazio gjithsej numëron 625 gola, dy më shumë se zikaltrit ndjekës. Po Milani? Eh, kuqezinjtë kanë vite që e kanë humbur shkëlqimin e tyre.

Të fundit