Flash News

KRYESORE

Seriozisht e ka FSHF me këto çmime? Nga 8 mijë lekë të vjetra në 80 mijë për të ndjekur Shqipëri–Lihtenshtejn

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen që Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë kundër Lihtenshtejnit, më 2 shtator në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Ndonëse kuqezinjtë kanë shumë pak shanse për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror, si dhe pavarësisht se do të përballen në ndeshjen e ardhshme me një kundërshtar modest, kjo nuk ka ndikuar te FSHF që të vendosë çmime të arsyeshme për biletat.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, biletat për ndeshjen nisin nga 800 lekë deri në 8000 lekë. Sa i përket tribunave përballë sektorit ‘vip’, biletat kapin shifrat e 1200 dhe 1600 lekëve.

Por kjo çmenduri e FSHF-së zgjerohet edhe më shumë kur njofton se këto çmime janë vetëm për javën e parë, deri më 14 gusht, sepse më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë, çka do të thotë 20% rritje.

Fakti se Shqipëria ka një trajner të ri si Kristjan Panuçi, vështirë se justifikon këto çmime biletash, që tifozët shqiptarë i kanë blerë për kundërshtarë si Portugalia, por asnjëherë për ekipe të nivelit të Lihtenshtejnit.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për sfidën e rradhës së kombëtares, Shqipëri – Lihtenshtejn, e cila do të zhvillohet në datë 2 shtator ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit të ri Christian Panuçi, vazhdojnë rrugëtimin me këtë ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org ose në dyqanin zyrtar tek Rruga e Elbasanit, Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit lançon me këtë rast një promocion të trefishtë:

  1. Biletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të jenë me 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Më saktësisht, çmimet e mëposhtme do të jenë të vlefshëm deri në datën 14 gusht 2017. Më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë.

Tribuna B3 =8.000 lekë

Tribuna B2 + B4=6.400 lekë

Tribuna A1 + A4=6.400 lekë

Tribuna B1 + B5=4.800 lekë

Tribuna E=2.400 lekë

Tribuna D=1.600 lekë

Tribuna G1=1.200 lekë

Tribuna G2=800 lekë

  1. Për herë të parë FSHF ofron një mundësi unike. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi në këtë javë të promocionit të blejnë biletë dyshe, bashkë me ndeshjen e Lihtenshtejnit mund të blejnë edhe biletën e ndeshjes kundër Italisë, e cila do të luhet në Shkodër.
  2. Së fundmi, çdo tifoz, me cilëndo biletë nga dy zgjedhjet më lart mund të blejë në dyqanin zyrtar të FSHF-së me zbritje fantastike deri në 50%.

Të fundit