Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sërish drejt shtyrjes së negociatave, Rama e kërkon përgjegjesinë te opozita: Përpjekje destruktive
Ndërkohë që Shqipërisë pritet t’i shtyhet sërish marrja e një date zyrtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama po përpiqet që përgjegjësinë për këtë dështim t’ja faturojë opozitës. Në Kuvend, Rama tha se në raportin e Komisionit Evropian janë pasqyruar shtrembërimet dhe përpjekjet e opozitës për të krijuar te ndërkombëtarët pamjen e një Shqipërie tjetër.
“Raporti nuk është i njëjti, që do të thotë se në të gjithë faqet e tij mund të konstatohet pa vështirësi se nga viti i shkuar, sot, Shqipëria ka bërë progres në drejtimet themelore të rrugës së integrimit në BE. Nga ana tjetër është një pasqyrë ku pa vështirësi mund të shihen të gjitha shtrembërimet, deformimet dhe përpjekjet destruktive të opozitës rrugore për të krijuar në sytë e opinionit publik vendas, por edhe të gjithë atyre miqve dhe partnerëve që kanë vullnetin për t’i dëgjuar kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër. Padiskutim ky nuk është konfirmimi i faktit, që ne asnjëherë nuk e kemi pretenduar se, Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet, apo në të gjitha fushat e ka arritur objektivin fundor, absolutisht jo. Objektivi fundor lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE dhe ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim, i cili është ende larg, ndërkohë që sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet të çelet me zyrtarizimin e negociatave”, u shpreh Rama.
Kreu i Qeverisë theksoi se raporti hedh poshtë përpjekjet, sipas tij, për të treguar refomën në drejtësi si një proces të dështuar.
“Raporti hedh poshtë çdo pretendim dhe çdo përpjekje për ta treguar reformën në drejtësi si dështim, për ta treguar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit jo vetëm si dështim, por tërësisht të deformuar në funksion të ‘qeverisë së krimit’. Raporti i jep shqiptarëve dhe ndërkombëtare një pasqyrë të realitetit të sotëm, me arritjet dhe problemet.
Të gjithë atyre që i bien fyellit në atë vrimën e vetme për të bërë të njëjtën muzikë me qëllimin që duke përsëritur në pafundësi të njëjtat broçkulla, të krijojnë një perceptim të imponuar ndryshe te shqiptarët, sot mund t’u thuhet me plot gojën se në atë pasqyrë Shqipëria mund të shoh çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bëjë.
Drejtësia sot është ende larg drejtësia që duam, por padiskutim është një kantier ku po ndodhin transformime të pakthyeshme dhe themelore për të ardhmen”, tha Rama.
Sipas Ramës, opozita duhet të bashkojë zërin me mazhorancën sa i përket procesit të negociatave, për të bërë të mundur avancimin e rrugës evropiane.
“Natyrisht që mes rekomandimit pakushte për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe vendimit politik nga Këshilli Evropian, ka një hapësirë jo vetëm kohore por edhe subjektivizmi politik, ku Shqipërisë i takon të bëjë të veten dhe partive u takon të jenë bashkë në një zë.
Mjafton të shohësh reagimet e opozitës rrugore në raport me procesin për të kuptuar që jo vetëm që nuk ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne dhe të gjithë shqiptarët që duan Shqipërinë në BE, por përkundrazi është shumë e qartë se ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe për të vijuar furnizimin me alibi dhe justifikime negative të të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës dhe aq më pak çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Është për të ardhur keq dhe e pajustifikueshme në aspektin strategjik sepse negociatat nuk janë të një partie apo një qeverie dhe se ky proces nuk ka qenë i një pale, por ku të gjitha palët kanë patur detyrat dhe rolin e tyre. Ta kesh këtë proces në një peng të agjendës së brendshme politke është e paparë në asnjë vend që ka kaluar në këtë proces”, tha ai.
Sa i përket krizës politike, Rama deklaroi se mazhoranca mbetet e vendosur të stimulojë një proces dialogu me opozitën, por jo për të negociuar Kushtetuën. Ai ritheksoi se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor, pavarësisht kërkesës së opozitës për shtyrjen e datës.
“Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por padiskutim s’kemi asnjë gatishmëri për të negociuar Kushtetuën si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive. Ne kemi të gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtë-parlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij Parlamenti. Një detyrim që buron nga një mandat i qartë.
Megjithatë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Ata nuk janë të zgjedhurit tanë. Kundërshtarin nuk e zgjedh, kundërshtarin e përballon. Problemi është se këtu përballemi si kundërshtar dhe jashtë kësaj salle duhet të përballemi me një forcë që na trajton si armiq. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në raport me ambicien kombëtare për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e BE. Detyrën tonë në raport me procesin demokratik në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Zgjedhjet e 30 qershorti nuk negociohen. Data 30 qershor buron nga Kushtetuta si përcaktim në dekretin e Presidentit të Republikës, bazuar në Kushtetutë”, tha Edi Rama.
Pavarësisht përpjekjeve të Qeverisë për ta orientuar debatin në Tiranë për shtyrjen e mundshme të negociatave si rrjedhojë e krizës politike, janë media të rëndësishme si ‘Financial Times’ që raportojnë për situatë tjetër në Bruksel. Sipas kësaj media prestigjioze, që citon burime diplomatike, janë krimi i organizuar, korrupsioni dhe azilkërkuesit problemet që po shtyjnë negociatat e Shqipërisë me BE-në.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38