Flash News

KRYESORE

Sërish ‘furtunë’ në administratë, ndjekje penale për 25 zyrtarë të Hipotekave dhe ALUIZNI-t

Sërish ‘furtunë’ në administratë, ndjekje penale

Sërish “furtunë” në administratën e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t.

25 zyrtarë po ndiqen penalisht me akuzën e korrupsionit, duke shpërdoruar detyrën. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë një takimi me banorët e  njësive administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies.

Sipas saj, zyrtarët po ndiqen penalisht që nga data prill e deri më 30 maj.

“Lidhur me problemet e pronësisë, që janë mjaft të mprehta në këtë zone, u kemi shpjeguar banorëve gjithë nismat tona ligjore dhe hapat e tjera që kemi ndërmarrë për të sistemuar një katrahurë, të trashëguar nga keqmenaxhimi i këtij problem në 27 vjet. I siguruam qytetarët se me reformën e pronës që kemi nisur do ti japim zgjidhjen më optimale problematikës së krijuar si në harta ashtu edhe në terren:, u shpreh ajo para banorëve.

Ndërkohë, 3 ditë më parë kryeministri shkarkoi 4 drejtorë Hipoteke dhe dy të ALUIZN-it, për shkak të performancës së ulët.

Të fundit