Flash News

KRYESORE

BE sërish kundër Trump, Mogherini i del në krah Kubës: Jemi kundër izolimit; Havana ka mbështetjen e europianëve

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kritikuar politikat që izoluan Kubën, të cilat analistët kubanezë i interpretuan si një referencë ndaj veprimeve të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ka nga ata që përpiqen të izolojnë Kubën. Në të kundërt, ne evropianët duam t’iu tregojmë se do të keni mbështetjen tonë më shumë se më parë”, tha Mogherini gjatë një konference akademike në Havanë.

“Ne evropianët kërkojmë të ndërtojmë ura dhe të hapim dyert përmes bashkëpunimit dhe dialogut “, tha diplomatja më e lartë e BE.

Kjo ishte vizita e parë e Mogherinit që pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe Dialogut Politik BE-Kubë, në nëntor.

Marrëveshja e parë historike midis BE-së dhe Kubës është një kornizë e re ligjore mbi marrëdhëniet dypalëshe, duke përfshirë një dialog të përmirësuar politik, bashkëpunim dhe veprim të përbashkët në forumet shumëpalëshe.

Marrëdhëniet BE-Kubë ishin përcaktuar nga i ashtuquajturi pozicioni i përbashkët i vitit 1996, në të cilin një rekord i të drejtave të njeriut nga Havana dhe një tranzicion drejt një demokracie pluraliste.

”Dialogu mbi të drejtat e njeriut na ka lejuar ta trajtojmë çështjen në Evropë, si dhe në Kubë, edhe pse kemi dallime në pikëpamjet tona”, shtoi Mogherini.

Të fundit