Flash News

KRYESORE

Sërish në ‘arrest shtëpie’, ish-deputeti Ndoka: Prokuroria është e ndikuar politikisht

Sërish në ‘arrest shtëpie’, ish-deputeti Ndoka:

Gjykata ka vendosur sot të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i përfshirë në dosjen ‘Volvo 4’. I akuzuar për falsifikim dokumentash për disa prona, Ndoka i mohoi përpara gazetarëve këto akuza dhe theksoi se ka dyshime se Prokuroria është e ndikuar politikisht.

“Kurrë nuk do të ketë mundësi të gjejë një provë sepse unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Mendoj që Prokuroria ka ndikim politik. Unë nuk disponoj asnjë pronë dhe nuk jam përfshirë në falsifikime pronash”, tha ai.

Sipas informacioneve nga organi i akuzës, 300 mijë metrat katrorë tokë të Ndokës na disa zona të Lezhës janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme e duke falsifikuar dokumentet.

Ndoka mohoi edhe kontaktet me anëtarët e grupit Avdylaj, duke theksuar se nuk i rezulton që telefoni t’i jetë përgjuar.

Në operacionin “Volvo 4” u goditën katër grupe kriminale, mes të cilëve edhe ata të fisit Avdylaj në Shijak, si dhe ish drejtori i burgjeve, Arben Çuko.

Sa i përket angazhimit politik me PS-në, Arben Ndoka tha se këtë nuk mund ta bëjë për sa kohë ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Të fundit