Flash News

KRYESORE

Sërish përplasje mes Ruçit dhe Berishës, kreu i Kuvendit nuk i jep kohë shtesë dhe paralajmëron për përjashtim deputetin demokrat

Sërish përplasje mes Ruçit dhe Berishës, kreu i Kuvendit

Seanca plenare është ndërprerë për pesë minuta për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranoi të largohej nga foltorja e Kuvendit, pas përfundimit të minutazhit të caktuar për të.

Berisha kërkoi tre minuta më shumë në dispozicion, për të përfunduar fjalën e tij, por kjo nuk është pranuar nga kryetari Gramoz Ruçi.

Ruçi ka përsëritur disa herë kërkesën që Berisha të largohej nga foltorja dhe aty të dilte sipas radhës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Deputeti demokrat nuk ka pranuar të largohet, ndërkohë që Ruçi i ka tërhequr vërejtje dhe e ka paralajmëruar për përjashtim nga seanca e sotme plenare.

 

Të fundit