Flash News

KRYESORE

Sërish përplasje te ‘Ekonomia’/ PD braktis mbledhjen: Tahiri dhe Xhafaj mbajnë peng negociatat. Braçe: Jeni përfshirë në akt kriminal

Sërish përplasje te ‘Ekonomia’/ PD braktis mbledhjen:

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar sërish me përplasje midis mazhorancës dhe opozitës.

Pas debateve me kryetarin Erjon Braçe, deputetët e PD-së kanë braktisur sallën dhe kanë deklaruar se janë çështjet Tahiri dhe Xhafaj, ato që po mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Braçe ka replikuar me kolegët e opozitës dhe i ka akuzuar si të përfshirë në akt të pastër kriminal sa i përket audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Të hetohet audiopërgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD. Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet. Nuk është një audio-përgjim por një audio inskenim. Ky akt kriminal duhet hetuar dhe ndëshkuar ligjërisht. Kjo histori nuk do të mbyllet po u hetuar gjithçka”, ka thënë ndër të tjera deputeti i PS.

Të fundit