Flash News

KRYESORE

Sërish probleme me grumbullimin e Kombëtares, Armando Sadiku ndërpret seancën stërvitore

Sërish probleme me grumbullimin e Kombëtares, Armando Sadiku

Në fillim ishte mungesa e Strakoshës dhe tani një tjetër shqetësim për Panuçin është bërë sulmuesi Armando Sadiku, i cili ka ndërprerë stërvitjen gjatë seancës stërvitore të ekipit.

Sipas "Panorama Sport", futbollistit i është dashur të lërë stërvitjen pasi ka pasur një shqetësim me muskujt.

Shkalla e lëndimit të Sadikut mbetet ende për t’u mësuar në orën në vijim, teksa e vetmja alternativë për momentin në sulmin e Kombëtares mbetet Bekim Balaj, i cili gjithashtu po vuan disa probleme fizike.

Në rast të një përgjigje negative për sa i përket gjendjes së Sadikut dhe Balajt, kandidati i mundshëm për të udhëhequr sulmin kuqezi është Xhakomo Vrioni, i cili aktualisht është pjesë e Shpresave.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Turqinë dhe më pas Andorën, në sfidat e para eleminatore të "Euro 2020".

Të fundit