Flash News

KRYESORE

Sërish protesta te UBT, dekani flet për ‘pazaret’ e Ramës dhe Veliajt: Bashkia bleu pronën që kryeministri na e premtoi ne

Sërish protesta te UBT, dekani flet për ‘pazaret’ e

Kanë vijuar sërish në ditën e saj të dytë protestat te Fidanishtja e Universitetit Bujqësor, ndërsa sot veç studentëve u janë bashkuar edhe stafi akademik dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Maksim Meço.

Në një lidhje live me ‘news 24’, dekani tregon se kjo pronë, ku po ndërtohet një shkollë ka qenë private dhe ende në proces gjyqësor.

Si e tillë, sipas dekanit nuk mund të ndërhyhet pa patur një vendim të formës së prerë. Po ashtu, Meço thotë se kryeministri Rama u pati premtuar se do të financojë universitetin për të blerë pronën private, por ia ka shitur bashkisë së Tiranë më 1 prill.

“Ne nuk jemi informuar mbi ndërtimin që ka nisur në Fidanishten e korpusit universitar. Kjo është pronë private dhe është ende në proces gjyqësor. Por kryeministri Rama na gënjeu kur na tha se do të na jepte paratë për ta blerë pronën private, ku qeveria projektoi të ndërtojë objekte në funksion të korpusit universitar, por më 1 prill ia shiti Bashkisë së Tiranës, për interesat e tyre”, tha dekani.

Kjo zonë shërben për praktikat e studentëve, ndërsa sot është rrethuar me forcat të shumta policore, rendit dhe bashkiake.

Të fundit