Flash News

KRYESORE

Sërish protestë te Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën për të mbrojtur banesat dhe bizneset

Banorët në zonën e Unazës së Re në Tiranë kanë dalë sërish në protestë kundër planit për zgjerimin e rrugës dhe që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Me dhjetëra qytetarë kanë bllokuar rrugën për të kundërshtuar planin për shkak se shtëpitë e tyre ndodhen ende në proces legalizimi. Ata akuzojnë se plani i qeverisë ka për qëllim të favorizojë oligarkët.

270 objekte janë parashikuar që të shemben për zgjerimin e rrugës, por banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar në rrugë zyrtare.

Të fundit