Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sërish telashe për Ballkanin, pas Greqisë tani është Kroacia që rrezikon falimentimin. Historia e rënies së kompanisë që përbën 15% të PBB-së së vendit
Ivica Todoriç nuk do të jetojë më në kështjellën e tij të shekullit të 16-të, me pamje nga kryeqyteti i Kroacisë, nuk do fluturojë më me helikopterin e tij privat në vilën e tij luksoze bregdetare ose të marrë jahtin e tij për një udhëtim në Adriatik, shkruan Dusan Stojanovic për Associated Press.
I arratisuri më i kërkuar i Kroacisë, i njohur në nivel lokal si “Bosi”, u dorëzua në policinë e Londrës këtë muaj mes akuzave se ai e keqmenaxhoi rrjetin e tregtisë me pakicë të ushqimeve dhe përvetësoi miliona, duke e çuar atë në një falimentim kaq masiv saqë tani është një çështje shqetësimi kombëtar për disa vende të Evropës Juglindore.
Kompania e Todoric, Agrokor, është zhytur në kolaps nga një borxh prej 7 miliardë dollarësh, një shumë aq e madhe sa nëse do të duhet të paguhej do të falimentonte vetë shtetin kroat. Por, nëse kompania do lejohej të mbyllej do të kërcënonte 60,000 punonjës dhe mijëra vende të reja të punës përmes një zinxhiri furnizimi, që përfshin fermerët në të gjithë rajonin. Ndërkohë, kreditorët kryesorë – bankat ruse – janë në luftë për të nxjerrë çfarëdolloj vlere që munden.
“Kroacia përballet me një cunami ekonomik dhe financiar që është përtej imagjinatës”, tha kryeministri Andrej Plenkoviç gjatë një debati të fundit parlamentar mbi trajtimin e krizës si dhe thirrjeve për për dorëheqjen e tij.
Historia e Todoriiçit, 66 vjeç dhe Agrokor, e cila përbën 15 për qind të PBB-së së Kroacisë, ka ekspozuar mënyrën si ka funksionuar kapitalizmi, privatizimet hije në ish-vendin komunist dhe lidhjet e ngushta midis politikës dhe biznesit në Ballkan, në vendin që ende po shërohet nga shpërbërja e përgjakshme e ish-federatës jugosllave në vitet 1990.
Filloi me lulet
Së bashku me babanë e tij Ante, Todoric ndërtoi një serë në 1976 duke shitur lule në të gjithë ish-Jugosllavinë, kur regjimi komunist i vendit nisi të fuste reformat e tregut. Biznesi shkoi mirë, duke bërë që familja të krijonte Agrokor si një shoqëri aksionare më 1989.
Ashtu si shumë biznesmenë kroatë me lidhje të mira politike, Todoric shfrytëzoi përparësitë e viteve të luftës në vitet 1990 për të marrë pjesë në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, të cilat u shitën lirë përmes marrëveshjeve të dyshimta dhe të parregullta.
Me lidhje të mira me elitën qeverisëse, Todoriç në vitin 1993 bleu disa kompani, duke përfshirë supermarketet më të mëdhenj në kryeqytet.
“Privatizimi që u ndërmor në vitet ’90 shkaktoi kaq shumë probleme në Kroaci”, tha Orsat Miljenic, kreu i një komisioni parlamentar të caktuar për t’u marrë me aspektet politike të krizës. “Shumë fabrika të mira u zhdukën. Ndërsa shumë njerëz që nuk kishin para, tani janë shumë të pasur “.
Agrokor “u bë një fuqi më e madhe se vetë shteti”, tha Miljenic.
Duke drejtuar kompaninë me dy djemtë dhe vajzën e tij, Todoric vazhdoi të zgjerohej në mënyrë agresive, duke blerë gjithçka, nga toka bujqësore deri te firmat e shisheve të ujit, fermat e përpunimit të mishit deri te kompanitë e akulloreve dhe qendrat e gazetave.
Agrokor gjithashtu u zgjerua jashtë Kroacisë, me pasuri në Serbinë fqinje, Bosnjën dhe republikat e tjera ish-Jugosllave.
Rënia
Analistët thonë se zelli i Todoric për zgjerim shkaktoi rënien financiare të Agrokor.
Në 2014, Todoric bleu 53 për qind të shitësit me pakicë slloven Mercator për 550 milionë euro, duke përdorur kredi nga banka shtetërore ruse Sberbank që kishte një normë të lartë interesi. Analistët thonë se blerja e Mercator ishte goditja e vdekjes për financat e Agrokorit pasi borxhi ishte i paqëndrueshëm.
Hyrja e Kroacisë në Bashkimin Evropian në vitin 2013 gjithashtu dëmtonte kompaninë, pasi supermarketet e saj papritmas u përballën me konkurrencë të fortë nga zinxhirët e mëdhenj gjermanë dhe të huaj të tregtisë me pakicë që u lejuan të hapeshin në vend.
Rënia financiare e Agrokor-it është një “kombinim i zgjerimit të shpejtë, mbiinvestimit, përfitimit të ulët dhe huamarrjes me kosto të lartë, gjë që rezultoi në mungesë të mjaftueshme të rrjedhës së parasë për të shërbyer detyrimet e saj të kreditit”, tha konsulenti financiar Andrej Grubisic.
Lidhjet ruse dhe politike
Paratë ruse luajtën një rol të madh në financimin e Agrokor, duke nxitur frikën në Kroaci se Kremlini po përpiqet strategjikisht të rrisë ndikimin e saj politik në anëtarin më të ri të BE.
Sberbank është kreditorja më e madhe e Agrokorit me 1.1 miliardë euro. Një tjetër bankë ruse pranë Kremlinit, VTB, kontribuoi me kredi qarkulluese me vlerë rreth 300 milionë euro. Kreditorët e tjerë kryesorë përfshijnë Erste Group të Austrisë dhe Raiffeisenbank dhe UniCredit dhe Intesa Sanpaolo të Italisë.
“Sa herë që ka para të mëdha, ka politikë pas saj,” tha Miljenic, i cili ishte dikur ministër i drejtësisë i Kroacisë dhe tani është në opozitë. “Nëse bankat janë në pronësi të një shteti, logjikisht, duhet të ketë edhe më shumë politikë”.
Kujdestari i qeverisë i Agrokor ka pranuar pretendime për kreditorët me vlerë rreth 6.3 miliardë dollarë, por kredia e Sberbank nuk është përfshirë, zyrtarisht për shkak se banka ka nisur kërkesa ligjore kundër kompanive Agrokor në vende të tjera, përfshirë Britaninë.
Kjo ka shkaktuar reagim të ashpër nga Sberbank, i cili tha në një deklaratë se ishte “habitur ” me qëndrimin e qeverisë kroate.
“Gjithkush, duke përfshirë Sberbank, mund të përdorë çdo masë ligjore të lejuar, në Kroaci apo në vende të tjera, për të mbrojtur interesat e saj dhe nuk duhet të diskriminohet për shkak të kësaj”, tha deklarata, duke shtuar se banka do të apelojë vendimin.
Teodoric mbetet i pamposhtur
Todoric zyrtarisht zotëron ende Agrokor, por qeveria kroate ka marrë përsipër menaxhimin e saj deri në verën e ardhshme për të shpëtuar atë që mundet nga kompania.
Todoriç iku në Londër mes akuzave për shpërdorim, të cilat autoritetet kroate i përdorën për të filluar marrjen e pronës së tij private për të ndihmuar në pagimin e borxheve të Agrokor.
Pasi u përfshi në listën e të kërkuarve të policisë evropiane, Todoriç shkroi në blogun e tij se ndërgjegja e tij ishte e qartë.
“Si një njeri, të drejtat njerëzore të të cilit janë shkelur thellë, kam të drejtën të kundërshtoj persekutimin politik”, shkroi Todoriç.
Todoriç pretenton se qeveria ka marrë në mënyrë të paligjshme kompaninë e tij dhe ka treguar se do të luftojë ekstradimin e tij nga Britania me arsyetimin se ai është viktimë e ndjekjes politike. Ai ka bërë të ditur se do të paraqesë një padi kundër të ashtuquajturit “Lex-Agrokor” – një ligj i miratuar nga parlamenti që lejoi marrjen në dorëzim të kompanisë. (Monitor)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38