Flash News

KRYESORE

Servilosja e Veliaj ndaj Ramës. Çfarë kanë deklaruar së fundmi kryeministri dhe kryebashkiaku për njëri-tjetrin

Servilosja e Veliaj ndaj Ramës. Çfarë kanë deklaruar

Raportet mes kryeministrit, Edi Rama, dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk janë në ditët e tyre më të mira. Por ajo që tërheq më tepër vëmendje është qëndrimi i ndryshëm që mbajnë Rama dhe Veliaj kur u duhet të flasin për njëri-tjetrin, teksa për të gjetur një aktivitet ku kanë qenë të dy të pranishëm duhet të kthehesh goxha pas në kohë.

Janë dy dalje të fundit në të cilat Rama i është referuar Veliajt duke mbajtur një qëndrim të ftohtë. Te emisioni ‘Real Story’, ku u pyet edhe nëse do të rikandidojë Veliaj sërish për bashkinë e Tiranës, Rama nuk dha një përgjigje të prerë teksa u mjaftua dua thënë vetëm se për këtë do të vendosin strukturat. Ndërkohë, fundjavën e kaluar, në Fier, teksa fliste për taksat Rama mori si shembull bashkinë e Tiraëns duke thënë se ka rritur taksat dhe prandaj biznesi i vogël nuk po ndjen uljen e taksave të qeverisë.

Nga e tij, Veliaj në të gjitha daljet, jashtë kamerave të tij të bashkisë, nuk i ka kursyer elozhet për kryeministrin. “100-150 mesazhe në ditë shkëmbej me Edin. Kur shohim diçka që mund të bënim më mirë apo më keq”, tha ndër të tjera Veliaj në intervistën e fundit në ‘Real Story’. Rekomandimin për hapjen e negociatave, kryebashkiaku ja adresoi të gjithë kreut të qeverisë, edhe pse as vetë Rama nuk e cilësoi si meritë vetëm të tij, duke shkruajtur në Facebook: “Punë e shkëlqyer e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për ta çuar vendin në drejtimin e duhur, përmes reformave dhe punës së vazhdueshme!”. Për të arritur tek deklarata e bërë mbrëmë te emisioni ‘5 pyetje nga Babaramo’, ku Veliaj e cilësoi veten e tij dhe kryeministrin Rama si ‘mishi me thoin’.

Mesa duket Veliaj nuk po e fsheh admirimin për Ramën, por nuk dihet nëse gjithë ky ngazëllim është nga dashuria apo servilizimi.

Të fundit