Flash News

KRYESORE

“S’është faji im që s’kuptoni”, Xhafaj ua pret shkurt gazetarëve

Fatmir Xhafaj, i larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm të shtunën që kaloi, u shfaq ditën e sotme në sallën e Parlamentit dhe mori pjesë vetëm disa minuta në seancë plenare.

Gjatë kohës që po i drejtohej automjetit të tij, Xhafaj është pyetur nga gazetarët lidhur me arsyet e largimit të tij nga posti i ministrit.

“Kam folur aq shumë sa s’ka kuptim të flas. Nuk është faji im që s’e kuptoni”, u shpreh shkurt Xhafaj dhe më pas u largua me automjetin e tij.

Lajmi për largimin e tij nga detyra u njoftua të shtunën që kaloi nga ana e kryeministrit Edi Rama, ndërsa arsyet nuk u bënë të qarta.

Të fundit