Flash News

KRYESORE

"S'është për fushatë dhe as xhelozi", Basha 'kërkesë' Ramës: Mos rri duarkryq! Adopto dhe vendos në zbatim planin e rimëkëmbjes

"S'është për fushatë dhe as xhelozi", Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të planit të rimëkëmbjes i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë adoptimin dhe më pas vënien në funksion të planit me 5 pika.

Duke theksuar se përgatitja e këtij plani nuk është çështje fushate, dhe as sfidë politike, Basha i bën thirrje publike kryeministrit Rama të marrë masa për të parandaluar situatë e rënduar ekonomike dhe shëndetësore që e pret vendin.

“Ky është plani i rimëkëmbjes këto janë hapat kundër krizës. Nuk janë monopoli i Partisë Demokratike, nuk janë as sfidë, as karshillik. Natyrisht janë një kujtesë për qeverinë që këto 6 muaj që i kanë mbetur të bëjë detyrën e saj, janë një kujtesë për kryeministrin që të sillet këto 6 muaj që i kanë mbetur të paktën me përgjegjësinë maksimale ndaj shëndetit dhe ekonomisë së njerëzve.

Në këtë aspekt dua të shpreh edhe njëherë se nuk kemi asnjë xhelozi, përkundrazi mirëpresim marrjen e plotë të këtyre 5 pikave, adoptimin e tyre pa vonesë dhe vënien më pas në funksion të qytetarëve.

Dua publikisht të zotohem se në momentin që e bëjmë këtë nuk do të dalim të marrim kredi personale as unë as PD-ja. Këtë nuk po e bëjmë as për fushatë, as për interesa politike, por po e bëjmë për atë gjendje ku ndodhemi sot, që do të rëndohet më shumë nëse këto masa nuk do të merren.

Ndaj njësoi si në mars kur nuk na e vunë veshin i bëjë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që për këto 6 muaj që i kanë mbetur të bëjë gjithçka për të parandaluar situatë e rënduar ekonomike dhe shëndetësore që e pret, nëse vijon të qëndrojë duar kryq dhe i çon paratë e shqiptarëve në drejtim të një grushti klientësh.

Kjo është kërkesa që i drejtojë sot në mënyrë të drejtëpërdrejtë përmes medias autoriteteve, duke filluar nga kryeministri dhe ministrat përkatës, sikundër mbetemi në dispozicionin tuaj dhe do të vijojmë detajimin e kësaj pakete derë më derë në mënyrë që të gjitha grupet që presin me të drejtë përkrahje nga shteti, të ndjehen të përfaqësuar dhe zëri i tyre të dëgjohet para se të jetë shumë vonë”, ka përfunduar Basha.

Të fundit