Flash News

KRYESORE

Sesioni i ri parlamentar, Fatmir Mediu e nis me fjalët e Arta Dades: Edi Rama shkatërroi PS

Sesioni i ri parlamentar, Fatmir Mediu e nis me fjalët e Arta Dades: Edi

Sot në sesionin e ri Parlamentar mori fjalën Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili teksa foli për qeverinë, për situatën aktuale në qeveri, përdori fjalët e ish-deputetes socialiste dhe ish-Ministres së Jashtme, Arta Dade.

“Kryeministri ju ka lënë vetëm një detyrë, të ngrini dhe të ulni dorën me urdhër të tij. Kryeministi për ju është gjithçka, qeveria, parlamenti, gjykatë dhe prokuror, biznesi dhe ekonomia, njeri i krimit dhe garancia, sot është kryeministër dhe ministër”, tha Mediu.

Duke perifrazuar fjalët e Dades, Mediu u shpreh: “Edi Rama dhunoi PS themeluesi i Rilindjes që ka pushtuar socialistët, duke shkatërruar lirinë dhe debatin në PS. Ajo shtoi se askush nuk flet në selinë rozë, sepse duke e pare se në ç’nivel është demokracia në PS aq më keq funksionon qeveria dhe qeverisja me Edi Ramën”.

Më tej ai shtoi se ato që thotë zonja Dade, dhe shumë kolegë të mazhorancës i thonë nën zë, “por frika e mandatit ju bën ju që të ulni kokën dhe të jeni jo vetëm kundër jush por edhe mandatit”.

“Ju po i thoni kryeministrit të bëjë çtë dojë, të marrë ç'të dojë pasi e rëndësishme për ju është që jeni në këtë sallë”, u shpreh Mediu duke shtuar se qeverisja me Edi Ramën është e shëmtuar e sistemit Putinian.

“Vendi po shkon drejt çorollisjes dhe kombi drejt problemeve të mëdha, për shkak të vendosjes së pushtetit mbi shtetin”, u shpreh deputeti Mediu.

Të fundit