Flash News

KRYESORE

Sesioni i ri parlamentar/ Ruçi: Objektivi ynë hapja e negociatave dhe reforma zgjedhore

Sesioni i ri parlamentar/ Ruçi: Objektivi ynë hapja e negociatave

Në fjalën e tij në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar për vitin 2020, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se një ndër prioritetet kryesore do të jetë hapja e negociatave me BE-në.

“Objektivi ynë madhor do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Do të punohet për zbatimin e planit të veprimit të KE-së e po ashtu do të miratohet plani strategjik 2020-2025. Do të rishikojmë ligjin për rolin e kuvendit në kuadër të procesit të integrimit bazuar në praktikat më të mira evropiane. Do të rrisim transparencën.

Gjithashtu objektiv është përfundimi i reformës zgjedhore pas konsensusit që ne arritëm me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare që të ketë konkurrencë dhe proces zgjedhor të ndershëm. Kjo do të ndikojë në zgjedhjet e organeve të reja të drejtësisë. Nuk na duhet një sistem grabitqar por një sistem i drejt, për zhvillim të vendit.”, deklaroi Ruçi në fjalën e tij para deputetëve.

Të fundit