Flash News

KRYESORE

Seuli i propozon Phenianit 9 janarin si datë për fillimin e negociatave. Kina: Ju mbështesim. Trump: Efekti i sanksioneve

Koreja e Jugut propozoi sot zhvillimin e bisedimeve të nievlit të lartë me Phenianin më 9 janar për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane, pas zgjatjes së dorës nga Kim Jong Un që ka përmendur një pjesëmarrje të koreanoveriorëve në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kryetari koreanoverior përdori fjalimin e tij drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri për të përsëritur se vendi i tij ishte një shtet krejtësisht bërthamor dhe se ka gjithë kohën pranë vetes “butonin bërthamor”.

Por, paralelisht, ai i ka zgjatur dorën Jugut duke shpjeguar se Pheniani mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjeongçang, që do të zhvillohen nga data 9 deri në 25 shkurt.

“Ne shpresojmë që Jugu dhe Veriu të mund të ulen ballë për ballë për të diskutuar për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat e Pjeongçangut si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane”, deklaroi ministri koreanojugor i Unifikimit, Cho Myoung Gyon gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë, Kina përshëndeti dhe mbështeti iniciativën e Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

“Jemi njoftuar për mesazhin pozitiv të dhënë nga liderët e dy Koreve për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre dhe pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike dimërore të Pyeongchangut”, deklaroi zëdhënësi Geng Shuang.

“Kjo është një gjë shumë e mirë. Kina përshëndet dhe mbështet faktin që dy Koretë shfrytëzojnë këtë rast si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet reciproke, qetësimin e situatës në gadishull dhe denuklearizimin e tij”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi se sanksionet e vendosura kundër Koresë së Veriut kanë filluar të kenë një impakt, duke përmendur hapjen e Kim Jong Un në drejtim të Seulit.

“Sanksionet dhe presionet e tjera kanë filluar të kenë një impakt të marë mbi Korenë e Veriut”, theksoi Trump në Twitter.

“Njeriu raketë kërkon tani të flasë me Korenë e Jugut për herë të parë. Ndoshta është një lajm i mirë, ndoshta jo. Do e shohim!”, shtoi ai duke përdorur një krahasim me të cilin piketon rregullisht Kim Jong Un-in.

Të fundit