Flash News

KRYESORE

Sezoni i ri në Top Channel; tavolinës i mungojnë Luana, Eno dhe Arbana

Sezoni i ri në Top Channel; tavolinës i mungojnë Luana, Eno dhe

Top Channel ka përgatitur promo për sezonin e ri në këtë ekran, ku do të vijë me 31 prodhime televizive nga autorët, gazetarët, moderatorët dhe një stafi gjigant teknik. Programet tradicionale si "Portokalli", "The Voice", "Fiks Fare", "Wake up"  e shumë të tjera do rikthehen edhe këtë sezon në Top Channel, të cilët e kanë zënë tashmë tregun e tyre të audiencës.

Një tavolinë e gjatë, tregon familjen e madhe të Top Channel, por vërehen disa mungesa. Në spot mungonin Eno Popi, Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Tre figura që tashmë janë imazhe kyçe në këtë ekran dhe audienca i do.

Luana dhe Eno, shfaqen në një video call në spotin e përgatitur, çka do të thotë se dy emisionet e tyre do rikthehen në shtator. Por për Arbanën ende është e paqartë, pasi produksioni me shumë gjasa po përgatit surpriza. E sigurte është që në janar Arbana do rikthehet në ekran me "Dua të të bëj të lumtur", por nuk dihet nëse do i besohet sërish moderimi i "Big Brother" dhe as nuk dihet kur do të nisë reality show.

E megjithatë, në fund të spotit, emri i Arbanës përmendet nga dy moderatorët e Fiks Fare:

Devi: Po Arbana ku është mo?

Dori: Po mëson Renaton të bëjë ëmbëlsira!

Të fundit