Flash News

KRYESORE

Sezoni i ri televiziv, Klan prezanton programin që do rivalizojnë me ‘Portokallinë’ të dielën në mbrëmje

Gjatë kësaj vere ishin të shumta lëvizjet e gazetarëve dhe moderatorëve. Një nga lëvizjet e bujshme ishte largimi i Turjan Hyskës nga ‘Vizion Plus’, ekran në të cilin u shfaq për shumë vite, për në Tv Klan.

Ditën e sotme, Klan ka njoftuar edhe programin e ri të cilin do të drejtojë Turjan Hyska. Emisioni ‘Familja’, i cili do të moderohet nga Hyska do të transmetohet duke nisur nga kjo e dielë në orën 20:30.

Mesa duket, Klan ja ka besuar ‘blerjes së re’ emisionin i cili këtë edicion të ri televiziv do të duhet të rivalizojë me spektaklin e humorit ‘Portokalli’ që transmetohet në Top Channel thuajse në të njëjtin orar.

 

 

 

 

Të fundit