Flash News

KRYESORE

Sezoni turistik, gati linja direkte e fluturimeve Shqipëri-Suedi

Në sezonin e ardhshëm turistik për banorët e Europës Veriore do të jetë më e lehtë të mbërrijnë në brigjet shqiptare. Gjatë vizitës që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon në Suedi, është arritur marrëveshja për nisjen e fluturimeve direkte midis dy vendeve.

Turistët nga vendet nordike po zbulojnë gjithnjë e më shumë bukuritë e vendit tonë dhe numri i tyre ka njohur rritje nga viti në vit.

Vizita në Suedi nisi me takimin e Ministrit Bushati me Këshillin e Biznesit me të cilët diskutoi mbi potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e investimeve dhe nxitjen e kompanive suedeze për të konsideruar tregun shqiptar.

Të fundit