Flash News

KRYESORE

Sezoni turistik/ Restorante e hotele pa standarde, helmohen 3 turistë të huaj

Sezoni turistik/ Restorante e hotele pa standarde, helmohen 3 turistë

Ndërsa prej javësh ka nisur sezoni turistik në vend, njëkohësisht edhe problemet dhe mungesa e standardeve kanë dalë në pah.

Në Gjirokastër, një nga destinacionet më të vizituara nga turistët janë evidentuar problematika të theksuara në hotele dhe restorante.

Nga ana tjetër, dhjetëra qytetarë të Gjirokastrës lëshojnë apartamente ose dhe shtëpi me qira për të huajt.

Sipas Maksim Hoxhës, kreu i dhomës se tregtisë në Gjirokastër ka restorante që nuk plotësojnë asnjë standard të higjienës e kontrollit ushqimore.

Për pasojë, vetëm në muajin maj janë denoncuar 3 raste të helmimeve të vizitorëve të huaj, një fakt ky që ka alarmuar autoritetet.

Hoxha, kërkoi që të bëhen kontrolle më të rrepta nga inspektorët e higjienës.

Ndërsa zv.ministri Hajrulla Çeku tha se nuk është vetëm detyrë e shtetit të kontrollojë, por edhe e vetë operatorëve. Ndërkohë, dhjetëra qytetarë të Gjirokastrës lëshojnë apartamente ose dhe shtëpi me qira për të huajt, ndërsa nuk paguajnë asnjë taksë në shtet.

Të fundit