All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sfidat e gazetarisë online/ Politiko bashkëpunim me Këshillin e Medias; prezantohet Kodi (i ri) i Etikës

All - Paragraf - 1

Në redaksinë e Politiko.al u zhvillua sot një sesion informues dhe trajnues mbi Kodin Etik të gazetarit dhe disa rregulla parimore për gazetarët online. Në kohën kur ka shumë forume online dhe, shpeshherë, ky term ngatërrohet me "media" apo “portal", është e rëndësishme që gazetarët të dinë të bëjnë dallimin dhe të dinë të veçohen nga ‘lajm-shkruesit’ e çdo portali, blogu apo forumi tjetër që ekziston në tregun kaotik të medias së re.

All - Paragraf - 3

Takimi informues u zhvillua nën drejtimin e Koloreto Cukalit, drejtor ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, i cili ndau eksperiencën disa vjeçare me gazetarët e Politiko. Cukali u ndal në disa gabime që hasen shpesh në mediat e reja apo tradicionale, të cilat të ‘etura’ për klikime, shkelin parimet e gazetarisë duke cënuar integritetin, privatësinë e njerëzve, por edhe shijet e lexuesve.

Me hapjen e pritshme të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, edhe media do kalojë në disa filtra të cilat janë shumë të nevojshme sidomos në realitetin shqiptar, dhe më shumë kështu në atë online.

Politiko.al bëhet media e parë e re që zhvillon një takim të tillë në bashkëpunim me Këshillin e Medias, një organizatë që mbikqyr etikën në media dhe që është krijuar para një viti. Këshilli i Medias (kshm.al), përveç ekipit drejtues 'ekzekutiv', ka edhe një Bord të Etikës ku bëjnë pjesë, Mark Marku, Denata Toçe, Agim Baçi, Dorian Matlija dhe Enio Haxhimihali.

Instituti i Medias, në bashkëpunim me Këshillin e Medias, dhe me mbështetjen e Këshillit të Europës kanë hartuar dhe prezantuar para pak javësh Kodin e ri të Etikës për gazetarët, shoqëruar edhe me një shtojcë të posaçme për median online.

Të fundit