Flash News

KRYESORE

Sfidat e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, Edi Reja publikon listën: Futbollistët që do luajnë në ndeshjet e shtatorit

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka publikuar sot listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për dy sfidat e Ligës së Kombeve, atë me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Përmes një prononcimi për mediat, Reja deklaroi sot se skuadra po kalon një moment të vështirë, por po punohet fort për tejkalimin e situatës.

Kujtojmë se, Shqipëria do të luaj në udhëtim ndeshjen me Bjellorusinë më 4 shtator, ndërkaq 3 ditë më vonë, në 7 shtator pret Lituaninë.

Në listën e bërë publike nga vetë traineri i kuqezinjëve, Edi Reja, janë tre emra të rinj.

Italiani ka vendosur të ftojë Armando Brojën e Chelseas, Ramen Çepelen e Interit dhe Qazim Laçin e Ajacio.

Të fundit