Flash News

KRYESORE

Sfidat në grupin F/ Meksika, Gjermania dhe Suedia kërkojnë sot kualifikimin

Sfidat në grupin F/ Meksika, Gjermania dhe Suedia kërkojnë sot

Në orën 16:00, në Grupin F, zhvillohen Meksikë-Suedi dhe Kore e Jugut – Gjermani. Kampionët e botës në fuqi, pas atij goli të shënuar në sekondat e fundit të shtesës, që u dha fitoren ndaj Suedisë, e kanë fatin në dorën e tyre. Mjafton të fitojnë me diferencë 2 e më shumë gola ndaj Koresë së Jugut, për ta patur të sigurt kualifikimin, por jo vendin e parë.

Nëse Suedia barazon me Meksikën, Gjermanisë do t’i mjaftonte barazimi me Korenë në rast se është me më shumë gola. Meksika do të eliminohej në rast se humbet me dy a më shumë gola me Suedinë si dhe fiton Gjermania. Ekziston edhe një skenar tjetër, utopik, që kualifikon Korenë e Jugut. Kjo ndodh në rast se përfaqësuesja aziatike fiton me diferencë golash me Gjermaninë dhe Suedia mposhtet nga Meksika.

Të fundit