Flash News

KRYESORE

‘Sfidohet urdhri i ministres së Arsimit në Mallakastër’, ish deputeti: Dy drejtoresha shkolle të angazhuara me PS

‘Sfidohet urdhri i ministres së Arsimit në

Ish-deputeti i PD-së, Ndriçim Mehmeti, kujton urdhrin e ministrisë së Arsimit, më 28 janar të 2020-ës, për mospërfshirjen e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forumet e partive politike.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti thotë se në Mallakastër urdhri i ministres së Arsimit është sfiduar nga dy drejtoresha, që sipas tij janë anëtare të kryesisë së PS lokale në këtë zonë.

Por qeveria e Edi Ramës ka treguar që partia është më e rëndësishme se shteti. Në Mallakastër, urdhri i Ministres së Arsimit është sfiduar nga dy drejtoresha, anëtare të kryesisë së PS lokale atje. Të dyja këto, Etilda Dishaj dhe Lindita Ymeri, njihen edhe si komisionere dhe vezhguese të PS në zgjedhje. Fatkeqësisht, dëmi më i madh që PS i ka bërë arsimit parauniversitar është politizimi i thellë i mësueve, duke i detyruar, në masë, të jenë përfaqësues të PS si numërues, komisionerë apo vëzhgues në proceset zgjedhore”, shkruan Mehmeti.

Të fundit