Flash News

KRYESORE

“S’gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë që kam”, reagon për herë të parë Eugent Bushpepa pas finales

Vjen reagimi i parë i këngëtarit Eugent Bushpepa, pas finales së “Eurosong 2018”, i cili përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”.

Me këtë këngë dhe performancës së tij, e renditi Shqipërinë në vendin e 11-të, ndonëse pritshmëritë referuar edhe vlerësimeve të kritikëve, ishin më të larta.

Përmes një statusi në facebook, Bushpepa komenton për herë të parë pas këtij momenti, duke theksuar se ndihet shumë i vlerësuar për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë shqiptarët.

“Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që me keni dhënë!

Shumë faleminderit Shqipëri!

Shumë faleminderit Evropë!”, shkruan këngëtari.

Në këtë edicion, pjesëmarrës ishin edhe sy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë dhe u rendit në vendin e pestë, si dhe Eleni Foureira, përfaqësuese e Qipros dhe u rendit në vendin e dytë.

Të fundit