Flash News

KRYESORE

'Shahini ka dështuar', PD: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapjeje të COVID19!

Ish deputetja demokrate Albana Vokshi ka publikuar në Facebook disa foto nga ambientet e jashtë të zyrave vendore të Arsimit ku duken prindër shumë pranë njëri tjetrit në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Vokshi i quan këto pamje si dështim total të Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.

“Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.

Pse Prokuroria nuk vepron??”, pyet Vokshi.

Të fundit