Flash News

KRYESORE

Shahini: Në cilat bashki të prekura nga tërmeti shkollat hapen nesër dhe në cilat më 9 dhjetor

Shahini: Në cilat bashki të prekura nga tërmeti shkollat hapen

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka sqaruar se në një pjesë të bashkive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit mësimi nis nga nesër, ndërsa në disa prej tyre duhet më shumë kohë për riparimin e godinave të dëmtuara. Në kushte të tilla, në disa bashki mësimi nis të hënën në 9 dhjetor.

Sipas Shahinit, nesër nis mësimi pjesërisht në qarkun Tiranë dhe Lezhë.

“Në bashkinë Kurbin nis më 9 dhjetor pasi po i japim pak më shumë kohë që të bëjë riparimet në shkollat e dëmtuara.

Qarku Tiranë, mësimi nis nesër. Bashkia Kamëz ka një shkollë e dëmtuar dhe transferohet në një shkollë tjetër.

Bashkia Vorë ka një shkollë të dëmtuar seriozisht në Marikaj, nxënësit do transferohen dhe mësimin e nis më 9 dhjetor.

Vec fshatit Pezë ku shkolla është jashtë funksionit, të tjerat kanë dëme mesatare, kështu që mësimi nis në 9 dhjetor.

Kam nxjerrë një urdhër për kopshtet dhe çerdhet, si dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga Inspektorati i Ndërtimit para se të rihapen”, tha ministrja.

Ajo sqaroi se dita e rinisë, në 8 dhjetor, (data 9 ) nuk do të bëhet pushim siç do të zbatohej në kushte të zakonshme.

“Dita e rinisë, në 8 dhjetor dhe nuk do bëhet pushim më 9 dhjetor sic do bëhej po të ishim në kushte të zakonshme, për shkak se janë humbur shumë orë mësimi dhe nuk mund ta marrim një ditë shtesë pushimi”, tha ministrja.

Të fundit