Flash News

KRYESORE

Besa Shahini pret studentët fitues të olimpiadës 'Rroke Shkencën': Iniciativa së shpejti në zbatim në gjithë vendin

Ministrja e Arsimit Besa Shahini priti sot nxënësit olimpiadistë dhe mësuesit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec, që fituan olimpiadën  “Rroke Shkencën”.

Takimin e pasqyron në Facebook, ku ndan edhe disa foto me nxënësit dhe mësuesit olimpiadistë.

Të pranishëm ishin gjithashtu Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Deputeti i Qarkut Korçë Ilirjan Pendavinji, Përgjegjësi i Departamentit të Matematikës dhe Fizikës në Universitetin “Fan Noli” Korçë, Artur Adili (nën cilësinë e organizatorit të kësaj olimpiade), si dhe mësues e drejtues të gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec.

“Arritja e tyre shërben edhe si një matës i mirë për sistemin arsimor, pasi na ndihmon të shohim si po ecin politikat tona arsimore. Garantova gatishmërinë e plotë të  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe zyrave vendore arsimore që kjo iniciativë dhe metodë e re gare në grup të replikohet së shpejti në të gjitha qarqet e vendit”, shkruan Shahini.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

24 shkollat e mesme të Qarkut të Korçës morën pjesë në olimpiadën “Rroke Shkëncën”.

Çdo nën-olimpiadë është zhvilluar në një ditë të caktuar, ku janë shpallur edhe fituesit e saj.

Pasi janë mbledhur pikët për secilën olimpiadë,rezultatet e kësaj shume kanë shpallur fitues gjimnazin “Muharrem Çollaku” Pogradec.

Të fundit