Flash News

KRYESORE

Shahini qartëson projekt-ligjin për rininë pas akuzave të opozitës: Hap pozitiv për afrim me bashkëmoshatarët në BE

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas akuzave të opozitës së bashkuar për ligjin për rininë.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini sqaron se përmes këtij ligji nismat rinore do të kenë mundësi për përfaqësim në fushën e financave.

Po ashtu ministrja thotë se akuzat e opozitës janë stisje dhe shton se përmes këtij ligji të rinjtë shqiptarë do të jenë më afër bashkëmoshatarëve të BE.

“Të qartësojmë diçka: ligji nuk ka për qëllim adresimin e punësimit të të rinjve dhe as arsimimin formal, pasi këto fusha rregullohen me ligje e politika të tjera (ligji për nxitjen e punësimit; ligji për Arsimin e Lartë; ligji për Arsimin Parauniversitar; Pakti për Universitetin; portali i punësimit të studentëve në administratë: punetembare.al etj.).

Ky ligj siguron përfaqësim në vendimmarrje dhe financim publik të nismave rinore. Ky është një hap pozitiv për fuqizimin e të rinjve dhe afrimit të tyre një hap më afër bashkëmoshatarëve në BE”-shkruan Shahini.

Të fundit