Flash News

KRYESORE

Shakira kritikohet nga fansat, zhduk produktin nga qarkullimi: Po promovon simbole naziste

Shakira kritikohet nga fansat, zhduk produktin nga qarkullimi: Po promovon

Shakira është kritikuar nga fansat gjatë turneut të saj ndërkombëtar “El Dorado Tour”.

E gjitha është shkaktuar nga një produkt që Shakira dhe kompania e saj po shiste gjatë ndalesave të turneut.

Bëhet fjalë për një varëse floriri, e cila kishte në qendër të saj një diell të zi të deformuar.

Kjo është perceptuar nga fansat si një simbol i ngjashëm me atë që përdornin nazistët dhe kanë kërkuar heqjn e këtij produkti nga stendat e shitjeve.

Kompania e Shakirës, “Live Nation” ka hequr menjëherë këto varëse si dhe ka kërkuar ndjesë për keqkuptimin e shkaktuar.

Të fundit