Flash News

KRYESORE

Shakira rrezikon burgun, që nga viti 2012 nuk i ka paguar asnjë taksë shtetit

Shakira rrezikon burgun, që nga viti 2012 nuk i ka paguar asnjë

Këngëtarja kolumbiane rrezikon burgun nëse vërtetohet që është bërë edhe ajo pjesë e evazionit fiskal së bashku me të shoqin, futbollistin Gerard Pique. Dyshohet se ka që nga viti 2012 që nuk i ka paguar asnjë taksë shtetit.

Në vitet 2012-2014 këngëtarja i detyrohet shtetit spanjoll 16.4 milionë euro taksa. Por përfaqësuesit e çiftit janë shprehur gjatë seancave gjyqësore se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe kanë paguar taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.

Nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.

 

Të fundit