Flash News

KRYESORE

Shakohoxha menaxher i lojtarëve të Kombëtares? Artan Hoxha: Ka edhe të tjerë përveç atij

Shakohoxha menaxher i lojtarëve të Kombëtares? Artan Hoxha: Ka

Gazetari Artan Hoxha e ka konsideruar të çuditshëm faktin se si një komentator ndeshjes të jetë njëkohësisht edhe menaxher i lojtarëve të Kombëtares Shqiptare. Hoxha tha në emisionin “Fair Play” në News 24, se këta komentatorë kur lojtari i tyre në fushë është duke luajtur keq, i thurrin lavde pa të drejtë.

“Mua më duket e çuditshme dhe është diçka që ndodh vetëm në vendin tonë. Një komentator ndeshjesh, i cili është duke komentuar një takim të catuar, është njëkohësisht edhe menaxher i lojtarëve të Kombëtares. Dhe, në një moment kur ai futbollist është mavri në fushë, komentatori i thurr lavde dhe thotë: shikoni sa mirë po luan”.

Mënjëherë pas kësaj deklarate ka ndërhyrë ish-trajnerin e Dinamos, Faruk Sejdinin, i cili pyeti Hoxhën nëse e kishte fjalën për Dritan Shakohoxhën dhe përgjigjja e gazetarit ishte: “Nuk është vetëm ai, por ka edhe të tjerë përveç tij. Kjo është e paimagjinueshme, që një komentator të jetë edhe menaxher i lojtarëve të Kombëtares, ndërsa është duke komentuar ‘live’ një takim të caktuar dhe kur futbollisti që ai menaxhon është duke luajtur në fushë”.

Të fundit