Flash News

KRYESORE

"Shalqi me provë që nuk hahet!", Basha 'i përgjigjet' Ramës: Fatkeqësisht na drejton ende një kryeministër palaço

"Shalqi me provë që nuk hahet!", Basha 'i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Rama referuar komenteve të tij të djeshme mbi planin prej 5 pikash për rimëkëmbjen ekonomike të PD-së.

Në një prononcim gjatë vizitës së një fasonerie në Vorë, Basha ka ritheksuar edhe njëherë se plani i rimëkëmbjes nuk ishte elektoral, por për të ndihmuar njerëzit, ndërsa shtoi se Rama vazhdon të bëjë palaçon.

“Plani që kemi prezantuar këtë javë nuk është plani ynë elektoral por është plani për 6 muajt e fundit të kesaj qeverie. Sepse për fat të keq këto 6 muaj ende drejton një kryeministër palaço që vetëm shan po nuk e fsheh dot të vërtetën. Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot! Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët. Sot dhe ditë për dite nuk do lodhem së përsërituri që nuk ka kohë për sharlatanizma por për të marrë përgjegjësi sepse vendi është në krizë dhe tryezat e shqiptarëve janë bosh”, është shprehur Basha.

Të fundit