Flash News

KRYESORE

Shalqini dhe pjepri me nitrat tej normave, ish-ministri tregon si t’i dallojmë në kushte shtëpie

Shalqini dhe pjepri me nitrat tej normave, ish-ministri tregon si t’i

Prej kohësh, për frutat, perimet dhe ushqimet bazë që konsumojnë shqiptarët në tryezat e tyre është dhënë alarmi se shpesh tregtohen të pakontrolluara për nivelin e nitratit.

Emisionet investigative kanë publikuar shpesh raste kur produkte të ndryshme janë të ‘mbytur’ në hormone e pesticide. I tillë është edhe denoncimi i ditëve të fundit për pjeprin dhe shalqinin.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tregon se si mund ta dallojmë nivelin dhe praninë e nitratit, edhe nëse nuk disponojmë një aparat specifik që mat sasinë e këtij kimikati.

Reagimi

Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vete analizat e ushqimit në shtëpi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi, pjepër ) .

A mundet që te ketë teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që këto mbetje kimike, krijojnë per shëndetin? Me shumë mundësi që po! Kjo sepse te dhënat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara. Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon!

Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja! Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundësi te blejnë aparatura “online”, prandaj po ju tregoj se si mundet ti zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!

Ja se si:

Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni ne nje tas me uje. Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atëherë shalqini ka nivele te larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyre, shalqini eshte ne rregull. Po keshtu, nese copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte ok….

Edhe njëherë këto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zevendsojne analizat zyrtare, por është më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh

Të fundit