Flash News

KRYESORE

Shalsi arrogant në ‘Opinion’; përplaset me Salianjin dhe shpërfill deklaratat e Metës

Shalsi arrogant në ‘Opinion’; përplaset me Salianjin dhe

Eduart Shalsi, ministër Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji janë përplasur në studion e emisionit ‘Opinion’, për debatin nëse kryetarët e bashkive opozitare do të largohen nga zyra pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Përplasja nisi menjëherë pas shpjegimit të Salianjit në lidhje me vendimin e kryebashkiakëve të opozitës për t’mos u larguar nga zyra e tyre, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Debati nisi nga ministri i Ramës, i cili i pyetur në lidhje me atë se çfarë deklaroi më herët Salianji, u shpreh se nuk komenton deklarata kalamajsh. Nga ana tjetër, flakë për flakë, ish-deputeti Salianji i është kundërpërgjigjur; duke deklaruar se budallallëku mbetet i tillë edhe kur thuhet me zë të lartë dhe seriozitet.

Shalsi, më pas i ka kërkuar drejtuesit të emisionit t’a heqë nga ekrani. “Fevzi ma hiq nga ekrani”, tha Shalsi.

Të fundit