Flash News

E-TJERA

Shano: duam destabilizim të krimit, jo të Shqipërisë

Shano: duam destabilizim të krimit, jo të Shqipërisë

Dritan Shano, një prej koordinatorëve të spikatur të Partisë Demokratike, në një status në Facebook, shqetësohet për 'folës të vjetër e të rinj të krimit, dhe për një furi mediatike' që, sipas tij kërkon të etiketojë PD si destabilizuese. Shano, sqaron se demokratët e kërkojnë një destabilitet, por të krimit, jo të Shqipërisë.

Stausi i plotë në Fb:

Krimi i instaluar në Parlament, Qeveri, Bashki dhe administratë është vërsulur, me folësit e vet të vjetër e të rinj, në një furi mediatike duke thënë se ne, Partia Demokratike, po destabilizojmë vendin. Përmes kësaj akuze, Kriminelët dhe Bashkëpunëtorët e tyre, me dhe pa mandat, duan ta identifikojnë dhe barazojë me lezet, kështu si pa kuptuar, veten e tyre me Shqipërinë, me vendin tonë. Se mbjellja e vendit me drogë, se gjobitja e dhe burgosja e shqiptarëve, se marrja e lekëve nga xhepi i tyre dhe dhurimi arbitrar tek nje grusht njerëzish, se blerja hapur e votës, se vetëvrasjet dhe largimi i shqiptarëve nga vendi janë tashmë një normalitet, Stabiliteti i ri i vendit? Askush, që nuk është bashkëpunëtor në krim, nuk e ha më këtë kokërr ulliri. Stabiliteti për krimin është: më shumë pushtet për më shumë para, për më shumë pushtet ... Ky është stabiliteti që krimi do të ruajë me çdo kusht. Zonja dhe zotërinj, që të jetë e qartë, askush nga ne nuk synon destabilizimin e vendit, por do bëjmë dhe japim gjithshka për destabilizimin e krimit.

Të fundit