Flash News

KRYESORE

Shano ironizon arritjet “imagjinare” të qeverisë: Suksese planetare... pas mut-plasjes në Ksamil

Shano ironizon arritjet “imagjinare” të qeverisë: Suksese

Koordinatori i Partisë Demokratike, ka ironizuar arritjet “ fantazmagorike” të qeverisë që ia shet popullit si sukseset e të radhës. Në këtë kontekst Shano sjell në vëmendje një sërë problematikash që kalojnë si “uji nën rrogoz” nën këtë qeverisje, siç është inkriminimi i deputetëve, monopolizimi i tenederave dhe deri tek problematika më e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ajo e shpërthimit të ujrave të zeza në Ksamil. Problematika këto që në syrin e qeverisë janë “utopi”, por që shqiptarët i detyron të largohen nga vendi i tyre.

Statusi i plotë:

“Suksese planetare...

Njerëzia është më e rëndësishme se Xhidipija! Për shembull, edhe pse këto janë shumë të rëndësishme për njerëzit, xhidipija kap pak, ose aspak, informacion për deputetët tanë të inkriminuar me nga 3 emra në Parlament, apo se kush i fiton tenderat, apo për cilësinë e mjedisit pas mut-plasjes më të fundit në Ksamil. 

Xhidipija sa më lart ngjitet, Shqiptari aq më fort prej vendit iket...”, shkruan Shano.

Të fundit