Flash News

KRYESORE

Shano nuk e sheh zgjidhjen në tavolinën e Presidencës: Modelet e suksesit të këtij 30 vjeçari nuk bëjnë më për Shqipërinë

Shano nuk e sheh zgjidhjen në tavolinën e Presidencës: Modelet e

Ekonomisti Dritan Shano nuk e mendon dhe as e shpreson që kriza të zgjidhet në tavolinën e Presidencës. Këtë tha ai sot në një intervistë për A2 CNN.

Shano arsyeton se i përket “atij grupimi qytetarësh që mendon se modelet e suksesit të këtij 30 vjeçari nuk kanë çfarë t’i japin më Shqipërisë. Ka ditën, kaq bënë, por Shqipëria e sotme nuk na pëlqen, duhet kontratë tjetër për të shkuar në Europë”.

Ai shton se propozimi i PD-së për një qeveri tranzitore pa Ramën mund të jetë zgjidhja më e besueshme, dhe mandati i saj duhet të jetë i gjatë sepse “ Shqipëria ka nevojë për qetësi, që të ftohet temperatura politike”.   

Shano e sheh si zerim të anës morale të debatit politik faktin që Rama po shkon në drejtim të kundërt “duke mohuar zullumet me Avylajt, që tashmë po dalin me zë, figurë dhe me fotografi”.  

Qëndrimi i PD-së është i qartë sipas tij sepse “kërkohet paqësimi i shqiptarëve dhe jo pushteti”. Por, sipas analistit kjo nuk mund të ndodhë me Ramën sepse “krijuesit e problemit nuk mund të jenë dhe zgjidhja”.

Shano i tha A2 CNN se mundësia për të shkarkuar Presidentin “është zero, sepse mungojnë institucionet që mund ta bëjnë”, ndërsa hipoteza tjetër e bujshme, ajo e shpërndarjes  së Parlamentit, “është një mundësi, edhe pse do të jete një precedent mbi precedentët”.

“Meta mezi po pret t’ i rikthehet politikës aktive, dhe kjo nuk mund të ndodhë po shpërndau Parlamentin”.

Të fundit