Flash News

KRYESORE

Shano: Rama erdhi në pushtet duke bërë aleancë me njerëz që kërkoheshin komisariateve të botës, ju bënte avokatin e pastërtisë së figurës

Shano: Rama erdhi në pushtet duke bërë aleancë me

Analisti Dritan Shano thotë se pas nismës së opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për të ndaluar koalicionionet parazgjedhore fshihet kryeministri Rama.

Në emisionin Tempora, Shano tha se Rama u trembet betejave elektorale dhe shton se një gjë e tillë është e pritshme pasi ai erdhi në pushtet duke bërë aleancë me njerëz që kërkoheshin komisariateve të botës.

“Do të ishte e habitshme që Rama të sillej ndryshe, është një njeri që erdhi në pushtet duke bërë aleancë me njerëz që kërkoheshin komisariateve të botës. Ai i mori dhe i bëri deputetë, kryetarë bashkish. U bënte avokatin e pastërtisë së figurës, kujtoj skenën humoristike me kryebashkiakun e Kavajës ku thoshte është më i pastërti. Ai vjen nga një vendosmëri për ta marrë pushtetin në mënyrë jo të ndershme dhe për ta ruajtur me çdo forcë, çdo mënyrë dhe rrugë. 

Pasi u arrit një dakordësi në Këshillin Politik. Rama do medeomos ti shmanget kontrontit edhe me ata pak shqiptarë që kanë mbetur këtu. I trembet konfrontit elektoral dhe kërkon ta domimojë pa ndodhur. Kërcënimi është real”, tha Shano.

Të fundit