Flash News

KRYESORE

Shano: Rama po tenton të ndryshojë online Kushtetutën për ti garantuar vetes pushtetin

Shano: Rama po tenton të ndryshojë online Kushtetutën për ti

Analisti Dritan Shano, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Beti Njuma arsyetoi se kryeministri Rama ka futur reformën zgjedhore në një spirale për qëllimet e veta politike.

Sipas Shanos ai ka marrë sinjale që shqiptarët janë bërë pishman për bastin që vunë me të dhe tani po tenton të ndryshojë online Kushtetutën për t’i garantuar vetes pushtetin.

“Kryeministri Edi Rama ka futur reformën zgjedhore në një spirale me dëshirat, synimet dhe taktikat e veta politike, pa asnjë arsye. Sikundër po e vëmë re ne, por, dhe partnerët tanë strategjik. Ajo që po ndodh është se kryeministri ka sinjale që shqiptarët janë bërë pishman për bastin që vunë me të dhe po tenton të maksimalizojë çdo mundësi që i jepet për shkak të maxhorancës që ka në parlament dhe nuk ka opozitë. Parlamenti është monist.

Kryeministri po tenton të përdorë këtë shans që ka për ti mundësuar vetes një fitore ose komfort në konfrontin e ardhshëm elektoral duke shkelur me të dyja këmbët marrëveshjen që mezi u arrit. Përmes dhunës së parlamentit po tenton të ndryshojë online, kushtetutën, në mes të pandemisë për një trill të vetin për ti garantuar vetes së tij pushtetin”, tha Shano.

Të fundit