Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shano tregon për autografin e Gramoz Pashkos. "Kush e quan veten të djathtë dhe patriot duhet të lexojë At Zef Pllumin"
ÇFARE PO LEXON DRITAN SHANO?
Dritan Shano nuk është një njeri i lehtë. Por, nuk qëndron këtu vështirësia e tij. Ai mendon dhe vepron si i krishterë, dhe këtë 'drejtësi' pret edhe në kthim. Shpesh nuk e merr dhe kjo 'e zemëron'. Por, me sa duket, ka librat, të cilët e kthejnë sërish në 'lehtësinë e papërballueshme të qenies' së vet.
Ai është ekonomist, mik dhe dishepull i Gramoz Pashkos, dhe një nga themeluesit e PD. Aktualisht është koordinator në Partinë Demokratike.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
'Politika' e Aristotelit në anglisht. I vitit 1943. Por, e kam blerë rishtaz. Librat e vjetër kanë mbetur në shtëpinë e prindërve. Të vetmet libra që kam dashur medoemos t’i kem në shtëpinë time nga ajo kohë janë «Me syrin e një Kllouni» të Heinrich Böll, dhe «Ushtari i mirë Shvejk» i Jaroslav Hasek. Të parin e kam blerë nga një bukinist në rrugë, të dytin kur u ribotua.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nuk mund të ketë një ndarje përjashtuese. Për librat artistikë preferoj autorin, ndërsa ato që janë pjesë e interesave dhe kërkimit tim të përditshëm, bazohen te zhanri.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo. Për fat të mirë. Kjo gjë me jep një gëzim priomordial, ndoshta më të madh se ai që ka një familje e madhe, e varfër fshatare, pasi sapo ka siguruar zahirenë për dimrin e gjatë që ka përpara.
-Libri i parë që keni lexuar…
Kam filluar të lexoj libra pa vajtur në shkollë. Titulli i librit nuk më kujtohet. Ka qenë një libër me përralla. Im atë i vuri dhe numrin 1, në mënyrë diskrete, diku në një cep të kopertinës.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Nuk di ta kem bërë këtë gjë. Në përgjithësi, blerjen e librit nuk e kam asociuar asnjëherë me nevojën për të kursyer. Ndoshta, dikur kam vendosur të mos pi një fërnet më shumë te «Fideli», për të riposeduar një libër të Haki Stërmillit «Kalorësi i Skënderbeut». U detyrova ta blej me gjithë romanin tjetër të tij «Sikur të isha djalë», që ishte pjesë e botimit.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Me asnjeri.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Kam patur anëtarësim edhe në Bibliotekën e Lagjes 2, deri në tetëvjeçare, dhe më pas në Bibliotekën Kombëtare. Frekuentues krejt i parregullt, vetëm kur na kërkohej të bënim ndonjë referat dhe librin nuk e kisha. Ndryshe, mjaftohesha me bibliotekën e shtëpisë dhe me librat që bliheshin rregullisht. Pastaj, në Bibliotekë nuk lexon dot as shtrirë e as përmbys.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Bibliotekën si vend leximi e kam frekuentuar vetëm në Fakultet. I kam provuar pothuaj të gjitha bibliotekat me ambiente leximi të mëdha të Tiranës përfshi, me mik, dhe atë të Akademisë së Shkencave. Preferenca ime e asaj kohe ishte biblioteka te Rektorati, më pak e frekuentuar dhe ku ishte kollaj të gjeje njëherësh të gjithë titujt që duheshin lexuar për t’u përgatitur për seminaret. Sot as që bëhet fjalë. Bibliotekën, po të dua, e mbaj në xhep, është një Kindle.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Të gjithë librat që mund të kem marrë i kam kthyer. Mos i bëj të tjerëve atë që nuk do që të bëjnë ty, ka qenë një parim që e kam respektuar me rigorozitet që fëmijë e deri sot. E kundërta nuk është e vërtetë. Librin e fundit ja kam dhënë një deputeti të PD-së, dhe ky ende nuk ma ka kthyer.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
çdo libër që lexon është i dashur. Libri për mua është dhuratë, sepse le diçka brënda teje. Kam humbur shumë libra. Biblioteka e familjes është lëvizur dhe stacionuar në vende të tjera disa here, siç në kohë të ndryshme kemi ndërruar banesa nëpër Tiranë. Ajo që ka mbetur tani është vetëm një copëz e atyre librave e botimeve të tjera mes të cilave jam rritur.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?
Me thënë të drejtën vonë e kam marre vesh që psh. «Gjeniu» i Drajzer, askohohe quhej i ndaluar. Kështu dhe për libra të tjerë. Shumë i kisha në shtëpi dhe nuk më shkonte asfare në mëndje që mund të ishin të ndaluar. Në vitin ‘87 kam lexuar në shqip romanin e George Orëell, «Viti 1984». Këtë e dija që ishte i ndaluar. Fqinji që ma dha ma bëri me dije këtë gjë. Kur fillova ta lexoj e kuptova mjaft qartë pse.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Librat preferoj t’i zgjedh vetë. T’i dhurosh një libër tjetrit është guxim i madh. E kam bërë shumë rrallë këtë gjë. Nuk dua që të tjerët ta bëjnë me mua. Nëse dua një libër e ble tek Adrion, tek Amazon apo e shkarkoj nga ëeb-i.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj në të gjitha këto pozicione. Librin e At Zef Pllumit «Rrno për me tregue» e kam lexuar brënda ditës, me telefon të fikur, i ulur dhe i ngulur në tryezën e punës. Këtë libër kam guximin t’ja këshilloj fuqimisht për ta lexuar çdokujt, pavarësisht nga ç’pozicion do e lexojnë. Sidomos atyre shqiptarëve që e quajnë veten të djathtë dhe patriotë.
-A lexoni në banjë?
Tërë jetën e kam bërë këtë gjë. Vazhdoj ta bëj edhe tani. Do të doja të lexoja edhe duke ecur, edhe duke fjetur.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Kam kohë që lexoj shumë pak shkronja në shqip. Lexoj kryesisht në anglisht, pasi interesi im për ekonominë, politikën, filozofinë, antropologjinë apo historinë përmbushet më kollaj në këtë gjuhë, për shkak të zgjedhjes shumë më të madhe. Lexoj edhe italisht herë pas here, politikë dhe filozofi, por jo në mënyrë frekuente.
-Ç’libër keni në duar aktualisht?
Kam më shumë se një libër nëpër duar. 'Zilia' e Helmut Schoeck është njëri prej tyre. 'Shoqëria post kapitaliste' e Peter Drucker është një tjetër…
-Mbani shënime kur lexoni?
Së fundmi kam filluar të mbaj shumë shënime. Ende nuk e kam pyetur veten se çdo të thotë kjo.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Më tërheq vetëm proza. Zakonisht kam tendencën t’i lexoj çdo gjë një autori që më pëlqen. Jo gjithnjë fiton kënaqësi nga kjo.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Një libër guxova dhe e sugjerova më lart. Por. duhet të them se për mua shija për librin është një nga gjërat më subjektive të mundshme. Kjo shije për mua është një kërkim i përjetshëm, që njësoj siç jeta është dhuratë personale nga Perëndia, ashtu duhet dhe kjo të ndjekë një trajektore krejtësisht personale te çdo njeri.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Po, është shumë i shkurtër. Është libri i sistemit të vlerave, aty ku i gjithë njerëzimi jo rrallë përthyhet. Ky libër ka gjithsej 10 rreshta, dhe unë po përmend vetëm 6 rreshtat e fundit:
…
Ndero atin dhe nënën tënde!
Mos vrit!
Mos vidh!
Mos dëshiro gruan e tjetrit!
Mos jep dëshmi të rreme!
Mos dëshiro gjënë e tjetrit!
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Apokalipsit nuk po i shpëtojmë, jemi duke e jetuar. Prandaj do marr Dhjatën time, dhe një përmbledhje me veprën e Samuel Clemens. Nuk po përmend një libër të tretë, pasi i treti do ishin të gjithë librat e tjerë.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Nuk kam një të tillë. Libri për mua është një bisedë e cila kryhet në mirëbesim të plotë. Një bisedë pa kufij kohërash, besimesh, civilizimesh. Që angazhon skutat e papërdorura të trurit. Një bisedë ku qëllon të kuptosh se je komplet idiot, por për shkak se ajo zhvillohet në mirëbesim mes teje dhe librit, askush nuk e merr vesh.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Nuk kam një varg të preferuar poezie. Nga proza, shkronjat që më vijnë ndërmend shpesh janë: “Ne qelbësirat kujtuam se komisioni do na ndihmonte, por komisioni na ndihmoi një m…t!” Kjo për shkak se besoj që çdo njeri duhet të jetë i kujdesshëm dhe ta peshojë ndershmërisht me veten se çfarë kërkon, dhe si e kërkon.
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Nuk kam një personazh të preferuar.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Kam disa autografe nëpër libra. Më i çmuari, por edhe ai që më tmerron më shumë, është autografi mbi librin “Rruga drejt ekonomisë së lirë” i ekonomistit hungarez Janos Kornai që lexon: “Me shpresën që ky libër të të vlejë për të shkruar ti vetë një më të mirë, 21. 02. ’94” Gramoz Pashko.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38